Karta e identitetit për shkollën


Shkolla fillore "Rajko Zhinzifov" në komunën e Çairit të Shkupit është themeluar në vitin 1945. Fillimisht ka qenë një objekt i vogël me katër klasë dhe në të mësonin 201 nxënës dhe ishin të punësuar 4 arsimtarë. Me kalimin e kohës, shkolla u zgjerua, dhe në 1971 kaloj në një objekt të ri në lagjen e Fushë Topanës në rrugën “Metodija Mitevski” p.n ku ndodhet edhe sot.

Sipërfaqja e  shkollës është gjithësej 11.426 m2. Sipërfaqja e katit të parë është 2350 m2, dhe sipërfaqja e katit të dytë është 1356 m2. Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtesës së shkollës është 3706 m2 ku për një nxënës është 3.94 m2.

 
Komuna Çairit ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Shkupit, në jug është në kufi me komunën e Qendrës, në perëndim me komunën e Karposhit, në lindje me komunën e Gazi Babës dhe në veri me komunën e Shuto Orizarës dhe Butelit.

Kontakt telefoni dhe  faks i shkollës  02/2621 458.

Kontakt

Metodija Mitevski pn
1000 Shkup
+389 (0)2 2621 458

Na ndiqni në FACEBOOK